Koreja e Veriut e ka quajtur testin e dy raketave të reja, një “paralajmërim solemn” kundër “luftënxitësve në Korenë e Jugut”.Raketat me rreze të shkurtër u lëshuan në Detin e Japonisë, i njohur edhe si Deti Lindor, nga Wonsan në bregun lindor të Koresë së Veriut. Udhëheqësi, Kim Jong-un, tha se vendi i tij ishte i detyruar të zhvillonte armë për “eliminimin e kërcënimeve të mundshme dhe të drejtpërdrejta”.
Ky është testi i parë që nga takimi i udhëheqësit, Kim Jong Un dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Zonën e De-Militarizuar, një zonë që ndan Korenë e Jugut me atë të Veriut. Rreth 29.000 ushtarë amerikanë janë të vendosur në Korenë e Jugut, sipas një marrëveshjeje të sigurisë të arritur pas përfundimit të luftës në vitin 1953. /Agjencitë/