close

KOREJA E VERIUT E GATSHME PËR TË RINISUR BISEDIMET ME SHBA-NË

Koreja e Veriut është e gatshme të rinisë bisedimet për çarmatosjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara, tha zëvendësministrja e Jashtme e këtij vendi. Choe Son-hui tha se verikoreanët janë të gatshëm të rifillojnë diskutimet “gjithëpërfshirëse” në një mjedis të dakorduar nga të dyja palët. Deklarata e saj erdhi pasi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, shfaqi shpresën për rinisjen e bisedimeve. Pak orë pas deklartës së Choe, u raportua se dy raketa me rreze të shkurtër u lëshuan nga Koreja e Veriut. /Agjencitë/