close

KOREJA E VERIUT SËRISH LËSHON RAKETA

Koreja e Veriut ka gjuajtur dy raketa balistike me rreze të shkurtër, në brigjet e saj lindore, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut. Kjo është hera e dytë, brenda një jave, që Korea e Veriut bën veprime të tilla. Ministri i Mbrojtjes i Jugut, Jeong Kyeong-doo, tha se raketat u identifikuan si një lloj i ndryshëm nga modelet e mëparshme. /Agjencitë/