Koreja e Veriut tha se Shtetet e Bashkuara “janë të prira për akte armiqësore”, pavarësisht marrëveshjes së ditëve të fundit për të rinisur bisedimet për çështjet bërthamore. Delegacioni i Phenianit në Kombet e Bashkuara tha se SHBA-ja është “e fiksuar pas sanksioneve”.
Ai po ashtu e akuzoi Uashingtonin për përpjekje për të “dëmtuar atmosferën paqësore” në Gadishullin Korean. Deklaratat vijnë vetëm disa ditë pasi udhëheqësit e të dyja vendeve zhvilluan një takim historik. /Agjencitë/