close
Rajoni

KORIGJIMI I KUFIRIT: THAÇI E KURTI ME QËNDRIME TË KUNDËRTA

4F1DF3CD-9746-4978-8A54-2DFD58E62501_cx0_cy2_cw0_w1023_r1_s

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë shpërfaqur  qëndrimet e tyre të kundërta në diskutimet për korrigjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, në një konferencë të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA). Ky Institut ka organizuar të mërkurën konferencën, “Zëri i Popullit rreth Finales së Madhe” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar kështu procesit të dialogut mes këtyre dy shteteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është i pashmangshëm dhe se ka ardhur koha për të lënë prapa armiqësinë, që ka prodhuar tragjedi në Kosovë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë në anën tjetër se askush nuk ka të drejtë të falë tokën e Kosovës.

Shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, në këmbim të njohjes dhe anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e mbështesin vetëm 30 për qind e qytetarëve të Kosovës. Këto të dhëna i ka prezantuar Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), në konferencën, “Zëri i Popullit rreth Finales së Madhe” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar kështu procesit të dialogut mes këtyre dy shteteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia