close

KOSOVA BARAZON NË MIQËSORE ME DANIMARKËN

Më 25 mars takohen Kosova-Bullgaria


Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon me super paraqitjet e saj. Të përzgjedhurit e trajnerit Bernard Çallandes të enjtën në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë barazuan 2:2 në miqësoren ndaj Danimarkës, skuadër kjo që deri te barazimi erdhi vetëm në minutat shtesë të takimit.

Në një atmosferë inmpozante të krijuar nga tifozët dardan në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova luajti edhe një ndeshje cilësore në prag të ndeshjes së parë kualifikuese kundër Bullgarisë që do të zhvillohet të hënën në kuadër të Grupit A. Autor të golave për Kosovën ishin Amir Rrahmani dhe Bersant Celinën, ndërsa për Danimarkën shënuan Eriksen dhe Hojbjerg.

Mediat shkruajnë se danezët i shpëtuan turpërimit në minutat e fundit. “Mirë. Danimarka e evitoi poshtërimin”, ka shkruar media më e madhe daneze, “Ekstrabladet” në versionin e saj online. Danimarka i kishte pësuar vetëm dy gola gjatë tërë vitit 2018, ndërsa në atë 2019 i mori dy gola vetëm ndaj Kosovës. /Agjencitë/