close

KOSOVA GATI PËR ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME

Kosova gati për zgjedhje të jashtëzakonshme. Kryesia e Kuvendit vendosi që më datën 22 gusht të mbahet seancë për shpërbërjen e parlamentit.

Më 22 gusht do të mbahet séance e Kuvendit të Kosovës për shpërbërjen e saj dhe vendi përfundimisht do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“E vetmja zgjidhje kur ka dilema apo situata çfarëdo qofshin ato janë qytetarët e Kosovës, janë zgjedhjet.” – tha Kryetari i Parlamentit të Kosovës.

Por para këtij vendimi që partitë politike janë pajtuar që të votojnë marrëveshjen ndërkombëtare IPA.

“Gjithashtu u dakorduam që para kësaj të votohet marrëveshja ndërkombëtare IPA që i sjell Kosovës 100 milionë euro.” –deklaroi shefi i GP i LDK-së.

Ndërsa zvarritja e seancës për datën 22 gusht është arsyetuar me kërkesën që e ka bërë BE-ja për shumë kohë për përgatitjen e misionit vëzhgues.

“Kemi nevojë që këto zgjedhje të vëzhgohen nga misioni ndërkombëtar prandaj vendosëm për këtë datë të shpërndarjes.”- vlerëson Bilall Sherifi, Nisma për Kosovën.

Vendimin e kryesisë e ka përshendetur edhe kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj.

Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, ndërsa presidenti pas datës 22 gusht ka afat që të caktojë datën e zgjedhjeve prej 30-45 ditësh. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/