Pacolli: Do të jemi shembull i bashkëpunimit
Kosova ka marrë kryesimin e nismës rajonale të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli premtoi kontributin e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit të këtyre shteteve.
Deri në korrik të vitit të ardhshëm Kosova do të kryesoj nismën rajonale të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli tha se Kosova do të jetë shembull i bashkëpunimit gjatë këtij kryesimi derisa komentoi Samitin e Sarajevës për të cilin tha se Kosova nuk është respektuar dhe trajtuar si shtetet tjera.
“Në aktiviteti përfundimtar të SEECP në Bosnjë, u pozita e Kosovës nuk është respektuar dhe Kosova nuk është trajtuar si të gjitha shtetet tjera anëtarë. Kjo mund të ishte shmangur me koordinim ë shteteve. Politika e BE-së për fqinjësi të mirë do prezantohet në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë kryesimit tonë të kësaj strukturë.” –deklaroi Behgjet Pacolli – Ministër i Jashtëm i Kosovës
Pacolli foli edhe për ndalimet e fundit të zyrtarëve të Serbisë në Kosovë.
“Kosova do të jetë e mbyllur gjithnjë për dikë që ka tentativë që çakordon marrëdhëniet ndëretnike dhe për ne paraqet një simbol të shenjtë që është e mbrojtur me të gjitha ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Askush nuk ka të drejtë të vijë në Kosovë të nxitë urrejtje ndaj njerëzve.”- tha Behgjet Pacolli – Ministër i Jashtëm i Kosovës.
Për Pacollin ndalimi i disa zyrtarëve të Serbisë për të vizituar Kosovën nuk po bëhet në formë hakmarrje, por me këtë Kosova po dëshmon se është e zonja të mbrojë interesin e të gjithë qytetarëve pa dallim kombësie. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/