close

KOSOVA PARALAJMËRON TAKSË NDAJ SHQIPËRISË DHE RMV-së

Kosova ka paralajmëruar taksë ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ministri i Tregtisë këtë paralajmërim e ka bërë pas barrierave tregtare të Shqipërisë dhe Maqedonisë ndaj Kosovës.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka paralajmëruar se Kosova do t’i vë taksë Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Sipas tij Kosova do të ketë qasje të njëjtë me të gjitha vendet e CEFTA-s.

Shala ka thënë se prodhuesit kosovar kanë ankesa ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë për disa taksa të këtyre vendeve ndaj Kosovës.

Në dy takime me qeverinë e Shqipërisë kemi kërkuar largimin e dy taksave ndaj Kosovës dhe të mos bëhet biznes me Kosovë. Edhe për Maqedoninë kemi shqetësim nga prodhuesit kosovarë sepses ë fundi u është ndaluar eksporti i prodhimit të lëndës së parë të peshkut.

Këto komente Shala i bëri në konferencën e Institutit Riinvest ku u prezantuan të gjeturat e hulumtimit të këtij institute në lidhje me ekfektet e taksës 100% të vënë nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe.

Taksa ka ndikuar që të rriten çmimet në konsum të ushqimit gjë që përbën të rrezikohet dhe thellohet varfëria. FMN-ja e ka vërtetuar këtë.

Ndërsa lidhur me shqetësimet për mungesë të produkteve në veri ministri Shala ka thënë se nuk ka krizë humanitare në atë pjesë por Serbia po e inskenon një gjë të tillë. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!