close

KOSOVA PËRKUJTON SULMET E 11 SHTATORIT

Haradinaj: SHBA-ja nuk është për ndarje të Kosovës


Kosova ka përkujtuar sulmet e 11 shtatorit 2011 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Haradinaj tha se SHBA-ja nuk është për ndarje të Kosovës.

Në orët e hershme të mëngjesit cdo gjë ishte gati në sheshin Bill Clinton për aktivitet e ditës në  nderim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit 2011.

Ndërsa në oborrin e Qeverisë së Kosovës është zbuluar pllaka përkujtimore me mbishkrimin “Kosova kujton”.

Kryeministri Haradinaj tha se para 18 vitesh edhe Kosova e përjetoi rëndë sulmin mbi popullin mik të Amerikës.

Ndërsa në një konferencë për media Haradinaj ka thënë se SHBA-ja nuk është për ndarje të Kosovës.

“Në kufirin e Kosovës ndahet edhe kufiri mes influencave të Amerikës dhe Rusisë dhe ne jemi vijë e frontit. Jam i bindur se Amerika çdoherë është me Kosovën.” –tha Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka folur edhe për shkarkimin e këshilltarit  për siguri kombëtare të presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton.

“Unë kam respekt për John Bolton – ai ka qenë i përfshirë në plotë tema globale. Sa i përket çështjes së Ballkanit dhe Kosovës, mendoj se në Ballkan kanë ndodhur gabimet dhe jo në Uashington. Sugjerimet i kanë shkuar të gabuara Uashingtonit prej Ballkanit. Kuptohet prej presidentit Vuçiq sepse ai e ka interes shtetëror copëtimin e Kosovës, por janë bërë gabime edhe prej tjerëve”. -deklaroi Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ditë më parë në Kosovë kanë qëndruar dy senatorë amerikanë të cilët kanë inkurajuar liderët politik e institucional për vazhdimin e dialogut Kosovës-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje finale. /Blerta Dalloshi-Berisha/