Kosovë, deputetët e opozitës i kërkojnë qeverisë llogari e transparencë

PDK e AAK: KURTI DHE MINISTRAT E TIJ KANË DËSHTUAR

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Deputet e opozitës  në Kosoëv po vlerësojnë se Qeveria ka dështuar në të gjitha dikasteret, duke e konsideruar shumë pasive e jo transparente me qytetarët e Kuvendin.   Deputeti i Partisë Demokartike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Kosovën po e pret një dimër mjaft i vështirë me ngritje të çmimeve reduktime të mëdha të rrymës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Realisht vetëm nëse shohim problemin me energjinë, çmimet e rrymës. Ne nuk kemi arritur të kemi parakontratë që të furnizojmë Kosovën me energji tash kur po hyjmë në dimër e shoh një vit të vështirë për qytetarë sepse megavati ka shkuar deri 1 000 euro kurse mundësitë buxhetore janë të vogla dhe do të kemi reduktime të mëdha. Për shkak të ftohtit edhe nëse hapen shkollat ekziston mundësia pas dy muajve të mbyllen prapë”, deklaroi Hajdar Beqa nga PDK.

Edhe deputetja e Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovë, Time Kadriaj përmendi mospunët e dikastereve të caktuara, ku sipas saj, kryeministri Albin Kurti po merret edhe me menaxhimin e sektorit të shëndetësisë, ani pse ka një ministër.

“Ne kemi dështime të njëpasnjëshme të dikastereve të caktuar dhe tash paramendoni z.Kurti detyrohet të bëhet kryetari i një komisioni ekzekutiv për menaxhimin e shëndetësisë. Z.Kurti ka aq tepër punë dhe detyra sa nuk e di si do t’i lejohet dhe do të ketë kohë të merret edhe menaxhimin e shëndetësisë përderisa shëndetësia ka një ministër dhe atëherë z.Kurti e ka vetëshpallur vetën edhe si ministër i shëndetësisë pos detyrës së kryeministrit që po e bënë. Unë nuk e di si do të ketë sukses pasi që në QKUK ka vendosur një mjeke e cila nuk ka përvojë menaxheriale, ndërsa në konkurse që bëhen minimumi që të jetë në krye të një dikasteri kërkohen minimum 4 vite menaxheriale në sektorin e shëndetësisë, ndërkaq si mundet me u rregulluar shëndetësia me një person i cili nuk ka as një ditë përvojë menaxheriale, prej një mjeku bëhet menjëherë menaxher”, deklaroi Time Kadriaj nga AAK.

Sipas opozitës, kryeministri Albin Kurti tashmë për 1 viti e gjysmë qeverisje thirret në dështimet e qeverisë së kaluar./KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share