close
Rajoni

KOSOVË: DIALOGU – KURTI RAPORTON NË KUVEND

4324B39F-2F0C-467E-8328-79856EB70A5F

KURTI KËRKON KONSENSUS TË BRENDSHËM PËR DIALOGUN ME SERBINË


Kryeministri Albin Kurti ka raportuar në Kuvend për cështjen e dialogut Kosovë Serbi. Ka pasur kritika nga opozita se Kurti duhet të raportojë për atë që do të bisedohet e jo për cfarë është biseduar deri më tash nga qeveritë e kaluara.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar konsesus të brendshëm për dialogun me Serbinë ndërsa ka thënë se parimet e tij si palë negociuese janë pranimi I krimeve nga Serbia dhe përfaqësimi si palë e barabartë në Bruksel.

Në raportimin para deputetëve ai ka paraqitur një ekspoze nga fillimi I dialogut deri më tash. Ka thënë se dialogu është karakterisuar me disa vecori që pengojnë të arrihen ato që janë paraparë. Madje sipas tij përfshirja e temave të brendshme në dialog bie ndesh me parime.

Por opozita e ka kritikuar ashpër atë se po shkon I papërgatitur në Bruksel.

Kurti megjithatë nuk e ka lënë pa u tallur me opozitën duke u kërkuar atyre që të mos e shkarkojnë qeverinë e tij sërish. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia