close
Rajoni

KOSOVË: DIALOGU ME SERBINË – REAGIME

57863C7A-B6F0-4AF0-805B-38B9C674DC66

OPOZITA THOTË SE NUK KA MARRË FTESË NGA KURTI PËR KONSULTIME


Ish-kryeministri Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur kryeministrit aktual, Albin Kurti lidhur me procesin e dialogut pasi ky i fundit ka deklaruar se më shumë ka kuptuar për procesin në Bruksel se sa që ka gjetur dokumente në Prishtinë.

Hoti në rrjetin social Facebook ka shkruar se  se qeveria e tij ka përgatitur dokumentin “Pozicioni i Republikës së Kosovës për dialog me Serbinë”, i cili është prezantuar në Kuvend dhe është diskutuar me shoqërinë civile.

Deputeti i LDK-së ka thënë poashtu se të gjitha dokumentet ia ka dorëzuar Kurtit me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës.

“Kryeminsitri aktual ka pranuar te gjitha  informatat për  te gjitha zhvillimet në procesin e dialogut. Unë mbetem i hapur dhe i gatshëm për çdo informatë për këtë proces gjatë kohës sa kam shërbyer si kryeministër i vendit”, ka shkruar Hoti.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe ish zëvendësi i Hotit, Besnik Tahiri.

BESNIK TAHIRI-ISH ZV/KRYEMINISTËR I KOSOVËS

Kjo është deklaratë e papërgjegjshme e Z. Kurti. Ai e ka dokumentin e hartuar në detaje, e ka raportin e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve vetëm duhet ta kërkojë atë.

Opozita thotë se deri më tash nuk kanë marr ndonjë ftesë nga kryeministri Albin Kurti për tu konsultuar për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

ABELARD TAHIRI- SHEF I GRUPIT PARLAMENTAR TË PDK-së

Ne nuk kemi pranuar ende asnjë ftesë nga z.Kurti. mendoj që z.Kurti në rast se do ta kishte seriozisht konsultimin me opozitën për këtë çështje do të duhej që ta bënte para se të udhëtonte në Bruksel. Vizita e tij në Bruksel i ka shërbyer krye e këput fillimit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë

ARBEN GASHI- SHEF I GRUPIT PARLAMENTAR TË LDK-së

Sa i përket deklaratave nga Brukseli janë të parakohshme që t’i komentojmë, në këtë situatë e rëndësishme është që ka sistem, i cili e obligon që ai nga kthimi i tij të raportoj në Kuvend. Kjo ka qenë kërkesë e VV-së me një rezolutë.Ai ka shkuar në Bruksel pa e pyet Kuvendin, e tash kur të kthehet duhet të raportoj në Kuvend dhe në vendin të tij

Kryeministri Kurti nga dita e martë ka qëndruar në Bruksel ku ka zhvilluar takime të shumta. I ka thënë jo takimit të 11 majit Kurti Vucic, ndërsa ka paralajmëruar se në qershor mund të rifilloj dialogu Prishtinë Begrad. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia