close

KOSOVË: HYN NË FUQI LIGJI QË NDALON LOJËRAT E FATIT

Nga dita e premte, ka hyrë në fuqi zyrtarisht Ligji për ndalimin e lojërave të fatit, i cili ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për 10 vjet.

“Ky revokim i licensave hynë në fuqi nga 10 maj dhe çdo ushtrim i aktivitetit të lojërave të fatit pas kësaj date do të konsiderohet aktivitet i kundërligjshëm, kështu që institucionet e zbatimit të ligjit sipas nevojës do të veprojnë sipas detyrës zyrtare”, thuhet në një komunikatë të Administratws Tatimore të Kosovës.

Ligji që ndalon lojërat e fatit është propozuar nga Qeveria e Kosovës, kurse është miratuar në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës me 28 mars të këtij viti. Vendimi për mbylljen e lojërave të fatit është marrë, pasi në dy kazino në qytete të ndryshme të Kosovës, u vranë dy persona. /Agjencitë/