Kosovë: Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje

Rifat Latifi ka vendosur ta lë pozitën e Ministrit të Shëndetësisë, raporton Gazeta Express.

Akoma nuk ka deklarim nga Qeveria.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dorëheqja e tij ndodhi pas kritikave të vazhdueshme për keqmenaxhim të shëndetësisë kosovare.

Latifi u emërua ministër në nëntorin e vitit të kaluar, pasi Arben Vitia u largua nga ky post, për të garuar për kryetar të Prishtinës.

Ministri i Shëndetësisë është kirug që ka vepruar për shumë vjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share