close
Rajoni

KOSOVË: NJËZET VJET NGA MASAKRA E REÇAKUT

recak-1200×630

Kujtohen 44 të vrarët!


Në Kosovë, është përkujtuar sot Masakra e Reçakut, në të cilën humbën jetën 44 persona. Figura të njohura politike, gjatë ditës së sotme morën pjesë në homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Kosova përkujtoi sot 20 vjetorin e njërës prej masakrave më të mëdha, atë të Reçakut, në të cilën mbetën të vrarë 44 persona.  Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  dhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. Duke përkujtuar këtë ditë, por duke folur edhe rreth zhvillimeve aktuale politike në Kosovë, Kryeministri Haradinaj, potencoi se Kosova e 17 shkurtit do ti ruaj kufijtë e saj.

Ndërkaq, Kreu VV-së Albin Kurti tha se masakra e Reçakut ka vetëdijesuar ndërkombëtarët për luftën e padrejtë që i është bërë Kosovës. Ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale të cilën e ka quajtur të padrejtë dhe një etnike.

Në Reçak u mbajt aktiviteti “Pëllumbat e paqes” tek shtatorja e William Wolker, ku të pranishëm ishin kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetari i Shtimes, Naim Ismajli, ku në mënyrë simbolike kanë lëshuar pëllumbat në qiellin e hapur. Ndryshe, pamjet e masakrës se Reçakut bënë xhiron e botës dhe tronditën mbarë opinionin publik. Ato ishin dhe një shtysë më shumë në vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia