Kosovë: Opozita kërkon sqarim per vizat

KA MUNGUAR DIALOGU ME VENDET E BE-së PËR TË AFRUAR LIBERALZIMIN E VIZAVE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Vizitën e të dërguarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajcak në Prishtinë në ditën kur grupet punues të Këshillit të Bashkimit Evropian diskutuan për liberalizimin e vizave për Kosovën kreu i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Haki Abazi e ndërlidh me kushtëzimet që mund të ketë bërë për dialogun.

“Unë mendoj se z. Lajçak ka përdorur të gjitha instrumentet e mundshme, përfshirë edhe vizat, për të arritur implementimin e marrëveshjeve. Unë mendoj se fakti që ai ishte dje këtu, në momentin kur diskutohej atje [në Bruksel] për vizat, është gabim në mesazhin që jep dhe rrjedhimisht është gabim që të vihet në Kosovë dhe të bëhet trysni për mostërheqjen e licencës për “Elektrosever” pasiqë pala serbe ka dështuar t’i përmbush të gjitha kushtet”,
deklaroi Haki Abazi-deputet i LVV-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri  Kurti që të tregoj nëse është i kushtëzuar nga BE.

LDK e akuzon qeverinë se nuk ka zhvilluar mjaftueshëm dialog me shtetet e BE-së për ta afruar liberalizimin e vizave.

“Më shqetëson fakti nëse Qeveria nuk ka pasur informacion mbi kërkesat e reja të shteteve anëtare të BE-së, qoftë kërkesa teknike. Qeveria jonë nuk ka zhvilluar mjaftueshëm dialog me vendet anëtare veç e veç por po ashtu vërteton se Qeveria është pa strategji në politikën e jashtme”, deklaroi Xhafer Tahiri- anëtar i LDK-së.

Por Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimosa Kusari-Lila, ka ritheksuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave .

“Besoj që procesi si i tillë do të vazhdojë në rrugën e vet dhe Kosova pashmangshëm është në një udhëtim njëdrejtimësh që do të thotë integrimi në Bashkimin Evropian për Republikën e Kosovën nuk ka alternativë dhe ky është qëndrimi ynë në të gjitha funksionet që ushtrojmë, qoftë në legjislativ apo në ekzekutiv”,
deklaroi Mimoza Kusari Lila-shefe e Grupit parlamentar të LVV-së.

Këshilli një ditë më parë ka përkrahur në përgjithësi procesin e liberalizimit të vizave por për të përparuar në këtë dosje, e ka konsideruar të nevojshme të sqarohen një sërë temash për këtë arsye nuk kanë marrë ndonjë vendim konkret./tv Klan

Gazetare: Blerta Dalloshi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share