close
Rajoni

KOSOVË: PËRMBYTJE NË DISA ZONA, EVAKUOHEN BANORË

8692A622-83A2-4BC4-BFEE-F140D4269F25

HOTI: FOND EMERGJENT PËR TË NDIHMUAR FAMILJET E PREKURA


Kjo ishte gjendja në një lagje në Fush Kosovë pas reshjeve të mëdha të ditëve të fundit.

Një familje është evakuuar nga lagjia qysh në mëngjes.

Këta banorë po bëjnë përpjekje për të hequr ujin nga makinat e tyre.

Shtabi emergjent u ka ardhur në ndihmë banorëve në mesditë, ndërsa  po bëjnë përpjekje për të hequr veturat.

Bodrumet dhe parkinngjet poshtë ndërtesave janë të stëmbushura me ujë.

Banorët vlerësojnë se dëmet në këtë lagje janë të mëdha.

Shumë familje janë bllokuar në shtëpitë e tyre në disa fshatra të Drenasit, Malishevës e Podujevës ndërsa një urë është shembur në Gjakovë e një tjerër në fshatin Dobroshec të Drenasit.

Gjendja nuk paraqitet e mirë as në rajonin e Gjilanit, Ferizaj, Viti, Kacanik e Shtime. Derisa është bllokuar pika kufitare Koncul  Dheu i Bardhë.

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti gjatë vizitës në fshatin Dobroshevc ka paralajmëruar themelimin e  një fondi emergjent për të ndihmuar familjet e prekura nga permbytjet.

FSK ka dhënë ndihmë të jashtëzakonshme në evakuimin por edhe në strehimin e përkohshëm të disa qytetarëve në rajonin e Gjakovës në përgjithësi por edhe në disa vende të tjera.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovësvlerëson se reshjet e shumta të shiut dhe shkrirja e shpejtë e sasisë së madhe të borës që ka rënë ditë më parë kanë vështirësuar situatën. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia