OPOZITA – VONOHET KRIJIMI I NJË FONDI EMERGJENT
Ende nuk ka ndonjë vlerësim përfundimtar të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë u zotua se do t`i përkrah komunat e prekura nga vërshimet.
Ai kërkoi edhe hetim për veprimet e jashtëligjshme në dëm të ekosistemit.
Opozita konsideron se Qeveria po vonohet në krijimin e një fondi emergjent të cilën e kishte kërkuar Asociacioni i Komunave.
Derisa nga pozita thonë se janë në dijeni për dëmet e mëdha që janë shkaktuar dhe se ekzekutivi do ta kryejë punën e vet.
Ditë më parë nga të reshurat ka pasur vërshime të mëdha në Kosovë ndërsa më të prekurat ishin komuna e Skenderajt, Klinës, Mitrovicës, Podujevës dhe Istogut.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha