close

KOSOVË: POROSITË E MACRONIT – REAGIME

Kryeministri i Kosovës i është përgjigjur presidentit francez Emanuel Macron, i cili në Serbi tha se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise për marrëveshjen përfundimtare. Haradinaj tha se heq taksën vetëm në këmbim të njohjes.

Porosia nga Serbia që i bëri Kosovës presidentit i Francës për arritjen e një kompromisi në marrëveshjen finale Kosovë Serbi nuk e kazbrapsur kryeministrin e Kosovës nga qëndrimi i tij. Haradinaj tha se nuk do të ketë vazhdim të dialogut pa një kornizë marrëveshje, derisa për të kompromis për heqjen e taksës është vetëm njohja nga Serbia.

“Falënderojmë presidentin për sinqeritet të shprehur kur tha se Kosova dhe Serbia janë me perspektivë evropiane u pa qartë një dëshirë me i afrua dy shtetet. U pa një investim i madh. Nëse flasim për kompromis është nëse heqim taksën në shkëmbim të njohjes, mund të jetë kompromis kjo heqja e takës, ndërsa ajo që ka kërkua Kosova është bazike kemi kërkua kornizë marrëveshje për njohje të territorit ekzistues” – tha kryministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Për analistin Fisnik Halimi, kryeministri Haradiaj me qëndrimet e tij i ka shkaktuar dëme Kosovës.

“Është mirë që kryeministri Haradinaj të dalë nga vorbulla e politikës së përditshme të kthehet dhe të ulet në tavolinën e  bisedimeve për të negociuar zgjidhjen e mundsme.” –deklaroi Fisnik Halimi, analist.

Sipas tij me vizitën e presidentit francez në Beograd konfirmohet se politika franceze po i kthehet rrënjëve.

“Presidenti Macron asnjë moment të vetëm nuk i është kundërvuar idesë së shkëmbimit të territoreve. A është e rrezikshme shkëmbimi i terrtoreve them se po, por është e vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo situatë.” –deklaroi Fisnik Halimi, analist.

Deri më tash përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare nuk kanë rezultuar me sukses për të ulur palët në tavolinë, pos një pjesëmarrje që patën të dyja vendet në samitin e Berlinit, derisa takimit tjetër që ishte paraparë në Paris dështoi. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!