Kosovë: Qeveria mohon marrëveshjen me Serbinë për targat

SHEFI I EULEX-it: SITUATA NË VERI E BRISHTË

Qeveria e Kosovës mohon të jetë arritur ndonjë marrëveshje me Serbinë sa I përket cështjes së targave.
Kryenegociatori i Kosovës, zëvendëskryeministër Besnik Bislimi, tha se ende janë duke diskutuar për modalitetet.

”Nuk ka as një marrëveshje për këtë. Nuk ka propozim nga Bashkimi Evropian, jemi duke diskutuar. Nuk mundem tash me diskutuar këtu opsione që kam diskutuar atje, duhet pak me rrit seriozitetin” – Besnik Bislimi, zv/kryeministër i Kosovës.

Derisa BE-ja është në pritje të një përgjigje për propozimin e saj për targat Bislimi u shfaq i ashpër me gazetarët dhe ishte i paqartë në përgjigje kur u pyet se cfarë do të ndodh pas 21 nëntorit.

Vjen e marta pas të hënës, nuk e di çka do të ndodh. A e din çka do të ndodh? Unë nuk jam Nostadamus jam zv. kryeministër. Nuk e di çka do të ndodh të hënë, jemi duke diskutuar a jeni duke kuptuar” – tha Besnik Bislimi, zv/kryeministër i Kosovës.

Derisa Bislimi nuk ishte e qartë nëse do të arrihet marrëveshje apo do të zbatohet vendimi I qeverisë shefi, EULEX, , ka vizituar Mitrovicën e Veriut. Ai ka shkruar në Tuitter se situata e sigurisë në veri është shumë e brishtë dhe banorët serb në këtë pjesë të Kosovës janë të frikësuar.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share