close
Rajoni

KOSOVË: SERBËT – PROVOKIM I ASHPËR NGA ZAGREBI

9DB8A12B-87CD-45E9-9E56-9746EC4B20D0

NGRITJA E KAMPIT USHTARAK KROAT NUK U PËLQEN SERBËVE TË KOSOVËS


“Kemi marrë vendim për ngritjen e kampit ushtarak që do të ndikojë në stabilitetin e rajonit”.

Kjo deklaratë e Ministrit  të Jashtëm kroat bërë të enjten gjatë vizitës së tij në Kosovë nuk u ka pëlqyer përfaqësuesve politik të serbëve në vend.

Këtë paralajmërim po e konsiderojnë provokim të ashpër nga Zagrebi.

Kryetari i Listës Serbe Igor Simiq ka thënë se ndihen të rrezikuar duke e konsideruar këtë paralajmërim si kërcënim direkt të paqes.

IGOR SIMIQ- KRYETAR I LISTËS SERBE

Njoftimi për bazën ushtarake e bënë popullin serb të ndjehet më i kërcënuar sesa ishte dy ditë më parë.

Ministri i Jashtëm kroat një ditë më parë ka qëndruar në Kosovë ku ka zhvilluar takime me krerët e shtetit. Përveç ndërtimit të kampit kroat ushtarak ai ka thënë se do ti dhurojnë qytetarëve të Kosovës 10 mijë doza të vaksinave anticovid, ka garantuar përkrahje për liberalizimin e vizave dhe procesin e dialogut ndërsa është shprehur kundër ndryshimit të kufijve. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia