Qeveria e ardhshme e Kosovës sfidën e parë do të ketë heqjen e taksës vlerësojnë analistët. Sipas tyre dorëheqja e Haradinajt dhe zgjedhjet e jashtezakonshme ndikojnë edhe në zvarritjen e vazhdimit të dialogut Kosovë- Serbi.
Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj mund të ndikojë në zvarritjen edhe të mëtejme të vazhdimit të dialogut Kosovë –Serbi.
Analisti Imer Mushkolaj thotë se pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme qeveria e re menjeherë sfidë të parë do të ketë taksën ndaj produkevte serbe e vënë nga qeveria Haradinaj.
Sipas tij ky do të jetë vendimi më i vështiri për qeverisjen e ardhshme.
“Taksa është shumë popullor edhe unë nuk besoj se kushdo qoftë që do ta marrë pushtetin do të mund ta heq atë me aq lehtësi aq më pak ta shfrytëzoj taksën për përfitime politike në zgjedhje.” –deklaroi Imer Mushkolaj-Analist.
Violeta Haxholli nga Instuti Demokratik i Kosovës thotë se në këtë situatë dialogu pashmangshëm do të zvarritet meqë presidenti dhe kryeministri obligohen të kenë konsultim ndërinstitucional në fushën e politikës së jashtme.
“Edhe nëse Serbia heq dorë nga kushtëzimi për taksën, dhe zhbllokohet vazhdimi i dialogut vështirë se do të mund të vazhdojë dialogu pasi që në bazë të vendimit të gjykatës kushtetuese presidenti dhe qeveria janë të obliguara për këshillim ndëristitucional për politikën e jashtme dhe kuvendi mbikëqyr politikën e jashtme në këtë rast edhe dialogun.” -tha Violeta Haxholli nga Instuti Demokratik i Kosovës.
Sipas analistëve janë edhe zgjedhjet në Serbi dhe tek në vitin e ardhshmë mund të flitet për vazhdim të dialogut.
Dialogu Kosovë Serbi është ndërprerë nga pala serbe pas taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe të vënë nga qeveria Haradinaj në nëntor të vitit të kaluar. /Blerta Dalloshi-Berisha/