Ka nisur zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Shqipëri për roming. Nga data 15 qershor janë ulur tarifat e romingut për këto dy vende për rreth 90% kanë thënë autoritetet në Kosovë.
90% më pak janë kostot e romingut për qytetarët e Kosovës të cilët udhëtojnë në Shqipëri dhe anasjelltas.
Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Shqipëri për heqjen graduale të tarifave të romingut ka filluar më 15 qershor.
Marrëveshja ishte nënshkruar në Pejë në mbledhjen e dy qeverive në fund të vitit të kaluar. Gjithashtu ekziston edhe një marrëveshje paralele e nënshkruar muaj më parë në Beograd ndërmjet të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor për heqjen graduale të tarifave të romingut e cila do të nis së zbatuari në korrik të këtij viti. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/