KQZ: Fushata vetëm 10 ditë
Ndonëse Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim për kompetencat e qeverisë pas dorëheqjes së Haradinajt, pengesa e parë del ndarja e buxhetit për KQZ-në. Ky institucion thotë se nuk mund të nis punën pa u alokuar mjetet.
Pesë millionë euro i duhen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme në Kosovë. Pa alokimin e këtyre mjeteve KQZ-ja nuk mund të nisë asnjë procedurë.
“Ne s’mund të bëjmë asnjë procedurë për t’u furnizuar pa u alokuar buxheti. Është e kotë të shpallen zgjedhjet e sot të miratohet buxheti pa pasur mjete. Kemi kontaktuar me Ministrinë e Financave, por as ata nuk e kanë të qartë si të veprojnë. S’mund të fillojë asnjë procedurë e furnizimit. Të ndërmerret ndonjë hap sepse është e kotë të merren vendime.” tha Enis Halimi, Kryeshef Ekzekutiv i KQZ-së.
Në ministrinë e Financave tonë se nuk mund të marrin menjehrë vendim pasi që cështja e kompetencave të qeverisë në dorëheqje ende nuk është shqyrtuar nga Gjyakta Kushtetuese. Shpresojnë që shumë shpejtë do të kenë opinionin e Gjykatës Kushtetuese, në të kundërtën do të bisedojmë me eksperët se cila është rruga ligjore për të vepruar në këtë rast.
Por anëtarët e KQZ-së vlerësojnë se nuk duhet penguar procesi zgjedhor dhe se të gjitha qeveritë në detyrë kanë ndarë mjete për organizim të zgjedhjeve.
“Situata nuk është e ndryshme sepse edhe qeveritë tjera kanë qenë në detyrë. Në 2017 buxhetin e kemi marrë pas dy ditësh. Nuk ka asnjë arsye që të mos merret vendimi për buxhetin sepse është Qeveri në detyrë.” –vlerëson Sami Hamiti, anëtar i KQZ-së nga LDK-ja.
KQZ-ja ka marrë vendim që fushata zgjedhore do të zgjasë vetëm 10 ditë meqë janë zgjedhje të parakohshme. Do të fillojë më 25 shtator e do të përfundoj më 4 tetor. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/