Kovaçevski: Doganat dhe DAP-i nuk janë problem në negociatat me ASH-në

Kryeministri Kovaçevski në daljen e sotme publike nuk mundi t’u “shpëtojë” pyetjeve për zhvillimin e bisedimeve për zgjerimin e shumicës qeveritare dhe për institucionet që në të ardhmen mund të lihen në duar të kuadrove nga Aleanca për Shqiptarët, nëse kjo e fundit do të vendoste të hyje në qeveri, informon Klan Macedonia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kovaçevski tha se as Doganat e as Drejtoria e të Hyrave Publike nuk janë problem në zhvillimin e bisedimeve me partinë e Taravarit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nuk kanë qenë problem këto institucione. Përgjithësisht edhe nuk kanë qenë problem institucionet sepse në bisedime të tilla folet për marrje të përgjegjësisë në bazë të kapacitetit kadrovik me të cilin disponon cilido partner i koalicionit. Megjithatë edhe në bazë të marrjes së përgjegjësisë në pjesën e pjesëmarrjes në shumicën qeveritare. Kështu që bisedimet zhvillohen në frymë me të vërtet të mirë dhe në atmosferë që është e drejtuar për arritjen e marrëveshjes e me qëllim që shteti të ketë shumicë në Parlament, që ka qëndrim të vetëm sa i përket integrimit në BE”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.

Sipas Kovaçevskit, për çështjet kadrovike dhe për institucionet që do të mund të drejtohen nga ASH, do të informojnë pasi të kryhen bisedimet dhe nëse eventualisht arrihet marrëveshja për koalicionim./KlanMacedonia

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share