close

Kovaçevski: Nuk ka ngelur rrugë pa asfaltuar në Maqedoninë Lindore

Kovaçevski nga Shtipi: Nuk ka pothuajse asnjë rrugë në lindje të Maqedonisë që nuk është restauruar në kohën e LSDM-së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski gjatë një tribune partiake në qytetin e Shtipit, është lëvduar para qytetarëve të pranishëm se partia e tij, nuk ka lënë asnjë rrugë pa e rinovuar në pjesën e lindore tê Maqedonisë, përcjell Klan Maqedoni.

“Shtipi dhe lindja e Maqedonisë e dinë shumë mirë se sa i rëndësishëm është investimi në infrastrukturën rrugore, pothuajse nuk ka lidhje rrugore që nuk është restauruar në rajonin lindor falë politikave zhvillimore të LSDM-së”, deklaroi sontë në Shtip, kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Kovaçevski./KlanMacedonia

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!