Kovaçevski takoi Bidenin: Partneriteti strategjik me SHBA-në për ne është jashtëzakonisht i rëndësishëm

“Me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, mbrëmë morëm pjesë në pritjen zyrtare të organizuar prej tij në kuadër të Asamblesë së 77-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kështu ka shkruar kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski, pas takimit me presidentin amerikan Joe Biden.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kovaçevski thotë se “partneriteti strategjik me SHBA-në për ne si vend është jashtëzakonisht i rëndësishëm për përmbushjen e synimeve dhe prioriteteve kyçe”.

“Krah për krah me Shtetet e Bashkuara, ne qëndrojmë fort pas synimeve tona për forcimin e proceseve demokratike dhe avancimin e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit tonë”, shkruan Kovaçevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share