Kovaçevski taktizon rreth zgjerimit të qeverisë

Është takuar me Gashin dhe Taravarin, por nuk kanë folur për këtë temë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Pas dy javëve me shumë zhvillime në ekzekutiv ku kërkoheshin dorëheqje dhe flitej zëshëm për zgjerimin e koalicionit Qeverisës, Gashi dhe Kovaçevski janë ulur në tavolinë dhe kanë biseduar. Por sipas Kryeministrit, temë nuk ka qenë zgjerimi i Qeverisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kemi pasur takim unë me Kryetarin e Alternativës, Afrim Gashin. Me Kryetarin kemi takime të rregullta si partner të koalicionit. Zakonisht këto takime mbahen në çdo dy javë apo katër, varësisht nga obligimet që i kemi të dytë. Pra, u takuam mbrëmë por biseduam për zbatimin e programit të qeverisë si dhe për disa elemente që i kemi në bashkëpunim me Aleancën e që ende nuk janë realizuar”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.

Kovaçevski edhe një herë përsëriti se as me kreun e Aleancës për Shqiptarët nuk ka biseduar për mundësinë që ata ti bashkëngjiten ekzekutivit.

“Rreth mundësisë për zgjerimin e Qeverisë edhe një herë ju informoj se unë kam biseduar edhe me Z. Taravari. Kemi biseduar vetëm për rrugën evropiane të shtetit, për të gjitha vendimet që duhet të sillen në Kuvend me konsensus të gjerë politik… Edhe një herë mund ta përsëris se për bashkëpunim në resorë konkrete deri më tani nuk kemi biseduar”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

E sa i përket resorëve dhe posteve ministrore dhe drejtorive, Kryeministri tha se nëse vendoset të zgjerohet koalicioni, ndarja e përgjegjësive do të bëhet në bazë të programit qeverisës dhe afiniteteve dhe kualiteteve që mund ti sjell partia që eventualisht mund t’iu bashkohet.  I pari i ekzekutivit nuk dëshiron as të dëgjojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai duke komentuar deklaratat e përfaqësuesve të VMRO DPMNE-së, tha se opozita ka fituar më shumë se 50 komuna dhe ka pas shansin që të tregojë se din të qeverisë, mirëpo sipas tij, ata me menaxhimin katastrofal kanë treguar se aspak nuk kanë ndryshuar. /KlanMacedonia

Përgatiti: Furkan Saliu

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share