close

Kovaçevski: Të mbështetet futja e Bullgarëve në Kushtetutë

“VENDI SHANTAZHOHET NGA DY PARTI POLITIKE”

Nuk ka një përgjigje nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski nëse Qeveria ka 80 deputetë për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë process në vazhdë e sipër dhe të gjithë deputetët duhet t`i mbështesin. Kryeministri, sic njofton KlanM, thotë se Maqedonia e Veriut shantazhohet nga dy parti politike.

“Ndryshimet kushtetuese nuk janë të një dite. Është obligim I deputetëve ta mbështesin rrugën drejt BE-së dhe të mos e pengojnë. Nuk është ky një proces I një njeriu, një partie, një Qeverie. Është proces I gjerë shoqëror dhe politik që kërkon konsensus. Ne kemi shantazh politik në vend, ku VMRO-DPMNE dhe “Levica” thonë se nuk mbëstesin ndryshimet kushtetuese, kurse kur do t`i pyesni për planin – nuk kanë një plan” – tha Kovaçevski.

VMRO-DPMNE-ja, sic njofton KlanM, mbetet në qëndrimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke potencuar se askush nuk ka fituar mandatin për të ndryshuar Kushtetutën.

Ndërkohë ASH-ja vazhdon konsultimet brendapartiake nëse do të bëhet pjesë e shumicës qeveritare, kurse vendimi përfundimtar pritet të premten.

Sipas paralajmërimeve, procedura për ndryshimet kushtetuese do të fillonte më së voni në Qershor – Korrik të këtij viti, kurse thirrje për miratimin e tyre dhe zhbllokimin e negociatave për anëtarësim në BE ishin dërguar edhe nga bashkësia ndërkombëtare. /KlanMacedonia/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!