close

Krasniqi: Plani franko-gjerman, i vështirë

Më parë të plotësohen 5 çështje kryesore

Partia Demokratike në Kosovë vlerëson se plani franko-gjerman është vështirë për tu pranuar edhe nga Prishtina. Kreu i kësaj force, Memli Krasniqi thotë se pa u arritur njohja e Kosovës nga pesë vendet e BE-së, anëtarësimit në NATO, dhe marrja e statusit kandidat është e pamundur të shkohet drejt marrëveshje finale që ka në qendër njohjen reciproke.

“Unë jam i bindur që duhet të diskutohet për këtë dhe e kam inkurajuar kryeministrin për të shkuar në drejtim të arritjes së pesë shtyllave kryesore që janë të domosdoshme për arritjen e marrëveshjes si, ruajtja e karakterit unitar të shtetit të Kosovës”.

Dhe këtu ai rendit mes të tjerave edhe njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Njohja e Kosovës nga pesë shtet anëtare të BE-së që nuk na kanë njohur, fillimi i procesit të anëtarësimit në NATO, marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE dhe njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pa i arritur këto nuk do të kemi marrëveshje finale”.

Sipas kreut të Partisë Demokratike, qeveria e Kosovës duhet të ketë një qasje të re në negociata ku të përcaktojë afate për dialogun dhe të mos përfshihet në diskutimin e çështjeve teknike.

Prishtina dhe Beogradi me ndërmjetësimin e Brukselit arritën një marrëveshje për çështjen e targave, duke shmangur një konflikt të mundshëm në veri të Kosovës.

Tv Klan

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!