close
Vendi

KREYPARLAMENTARI BRAJOVIQ NË SHKUP

xhaferi brajovic

BRAJOVIQ: MALI I ZI KRENAR PËR MULTIETNICITETIN

Xhaferi: Unë shfrytëzoj të dy gjuhët, shërbimeve u duhen përgatitje


Mes përvojave që Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq ishte pyetur që të ndajë me Maqedoninë, ishte edhe përvoja nga përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në Mal të Zi. Ai me përgjigje se Mali I Zi është krenar me shoqërinë multietnike dhe multikonfesionale.

“Çdoherë them se në zbatimin e të drejtave të njeriut, ku qëndron edhe e drejta e pakicave, zbatimi I tyre deri në fund nuk ka përfunduar. Asnjëherë nuk ka përfunduar realizimi I tyre, cdoherë duhet të promovohen të përparohen dhe për shkak se të gjithë bashkë ndajmë vendin. Të gjithë jemi banorë të tij që kontribuojnë për të mirën  e tij”

Nikoqiri I tij, Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka sqaruar se zbatimi I të gjitha rregulloreve nga ligji I miratuar për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, shërbimeve të Kuvendit do tu duhet kohë të përgatiten deri në fund të muajit, por se ai personalisht edhe në të kaluarën shërbehej me dy gjuhët zyrtare.

Mysafiri nga Mali I Zi duke ju drejtuar Kuvendit të Maqedonisë ka theksuar se Podgorica pret që së shpejti ta ratifikojë protokolin për pranimin e Maqedonisë si anëtari I 30-të I NATO-s. Mesazhi I Brajoviqit drejtuar përbërjes së re të Komisionit Evropian që do të formohet pas zgjedhjeve evropiane këtë pranverë, është që ta analizojnë politikën e zgjerimit dhe në të ardhmen të ketë hapa më të guximshme.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia