Krimi makabër në Mal të Zi, 11 të vdekur

AGRESORI U VRA NGA FQINJI I TIJ

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Një ngjarje e tmerrshme ndodhi të premtën mbrëma në Cetinjë të Malit të Zi. Vuk Boriloviq, një person 34 vjeçar vrau dhjetë bashkëqytetarë të tij dhe plagosi gjashtë të tjerë. Sipas të dhënave zyrtare, agresori Vuk Boriloviq ka nisur krimin duke hyrë në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe ka varë një nënë dhe dy fëmijët e saj, tetë dhe 11 vjeç. Pas kësaj vrasjes së trefisht, në 45 minutat e ardhshme, agrsori në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij, vrau edhe shtatë persona, ndërsa plagosi gjashtë të tjerë, bëri të ditur kreu i policisë së qytetit Cetinje, Zoran Brdjanin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Jetët njerëzore janë të pazëvendësueshme, ndërsa kemi humbur 11 bashkëqytetarë tanë. Për momentin është e paqartë se çfarë e shtyu personin V.B në një akt kaq të shëmtuar” – deklaroi Zoran Brdjanin, drejtor i policisë, Cetinje.

Sipas autoriteteve, agresori edhe pse ishte I rrethuar nga forca të sjhumta të polcisë nuk u dorëzua. U qëllua për vdekje nga shtetasi N.K, që ishte fqiu I tij. Sa I përket gjendjes së pacientëve të plagosur në këtë tragjedi. Dy persona janë shtruar në spitalin e Cetinjas, ndërsa katër të tjerët me plagë më të rënda janë transferuar në Qendrën Klinike në Podgoricë. Vetëm njëri nga gjashtë të plagosurit gjendet në rrezik jete.

Autori i ngjarjes së rëndë Vuk Boriloviç mësohet se nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penalë. Ai ishte baba i tri fëmijëve, punonte si kamarier dhe siç mësohet një ndër pasionet e tij ishte gjuetia. Ngjarjen e cilësuan si një nga tragjeditë më të rënda të dekadave të Kryeministri Dritan Abazoviç dhe presidenti Millo Gjukanoviç. Qeveria pas kësaj tragjedie shpalli tre ditë zie kombëtare. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share