close

KRIVOLLAK: RMV-ja PËRGATITET PËR “GODITJEN VENDIMTARE”

 Stërvitje e përbashkët e ARM-së me aleatët


Qendra për trajnim, “Krivollak” do të jetë shtëpia e ushtarëve shqiptar, amerikan, lituanez, malazez dhe bullgar, e nikoqir do të jetë Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të gjithë këta do të marrin pjesë në stërvitjen më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë në vend, të quajtur “Goditja Vendimtare”.

2700 ushtarë të shteteve aleatë do të stërviten sipas planit që është punuar për 6 muaj në bashkëpunim me më shumë se 20 vende anëtare të NATO si dhe me forcat e armatosura të SHBA-së në Evropë.

Me këtë operacion do të komandoj, gjeneral-major Pavle Arsovski, i cili pati mesazh për pjesëmarrësit.

“Mos harroni se këtu nuk jemi për të treguar se kush është më i mirë, por që të jemi njëri pranë tjetrit, dhe njëri për tjetrin. Nga Krivollaku, nga Republika e Maqedonisë së Veriut, do të dërgojmë porosi të forta për stabilitet dhe siguri në rajon dhe në BE.”- tha Pavle Arsovski, Gjeneral-major.
Të kënaqur me bashkëpunimin ishin edhe përfaqësuesit e ekzekutivit dhe përfaqësues të ambasadës amerikane.

“Aleatëve tanë, që janë pjesëmarrës në këtë stërvitje, dua ti porosis se me aderimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën, ju fitoni një aleat të besueshëm dhe të përkushtuar. Aleat që tregoi se din që të menaxhoj me seriozitet çdo sfidë, dhe din të merr vendime të rënda dhe të guximshme, por vendime të duhura që kanë ndikim në sigurinë e rajonit.” –shprehet Bekim Maksuti, Zëvendësministër i Mbrojtjes.

“Stërvitjet multilaterale si kjo, luajnë rrole të rëndësishme në forcimin e sigurisë së përgjithshme. Ata mundësojnë që armatat tona të komunikojnë dhe kryejnë operacione së bashku. Ato gjithashtu krijojnë lidhje në mes ushtarëve që zgjatin dhe na bëjnë ne më të fortë. “ -vlerëson Micaela Schweitzer-Bluhm, Kryerëse e detyrës-Ambasadore e SHBA-së.

Numri më i madh i ushtarëve që do të marrin pjesë janë nga radhët e nikoqirit, Maqedonisë Veriore, si dhe ushtar amerikan. /Furkan Saliu/