Me thirrjet “Orderrrr”- John Bercow, kreu i parlamentit britanik u bë shumë i njohur. Tani ai largohet, parlamenti britanik ndodhet në pushim të detyruar. Herë pas here kreu i parlamentit britanik joshej nga një retorikë pa kufi, e megjithatë gjithmonë ishte më shumë se një kryetar, që thjesht ndjek planin e ditës dhe kujdeset që të mos ketë shumë fyerje. Në fjalën e lamtumirës, John Bercow tha, se e shihte veten si zëdhënës për ata të rreshtit të fundit, pra si dikush që kujdesej që të drejtat e deputetëve të mos shkeleshin me këmbë nga luanët e radhës së parë. /Agjencitë/
KRIZA E BREXIT PO E BREN NGA BRENDA POLITIKËN BRITANIKE
