close

KRIZA RRETH BREXIT-it: MEJ BALLAFAQOHET ME VOTËBESIM

BRUSSELS, BELGIUM - OCTOBER 17: British Prime Minister Theresa May arrives for a working dinner of EU leaders on October 17, 2018 in Brussels, Belgium. British Prime Minister Theresa May is to address the assembled 27 European Union leaders on the progress of Brexit negotiations at a working dinner tonight at the European Council. The leaders will also meet tomorrow for a summit to discuss negotiations on the deepening of the Economic and Monetary Union as well as migration and internal security. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Brukseli pret propozime të reja


Kryeministrja britanike Tereza Mej ballafaqohet me votëbesim, prej se mbrëmë deputetët e Vestminsterit e hodhën poshtë marrëveshjen e saj për Breksitin. Lideri i laburistëve opozitarë, Xheremi Korbin, propozimin e vendosi në tryezë me qëllim që të nxisë zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi 432 deputetët të Dhomes së poshtme të Parlamentit votuan kundër planit të Mej-it, për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Rezultati i votimit të deputetëve në Vestminster nuk dihet, sepse disa “kryengritës” të partisë Konservatore në pushtet të Tereza Mejit si edhe deputetët e Partisë demokratike unionist të Irlandës së Veriut të cilët u shprehën se do ta përkrahin kryeministren. Votëbesimi pritet të fillojë rreth orës 19:00 sipas kohës lokale, respektivisht në orën 20:00 sipas kohës së Evropës së mesme. Tereza Mej para deputetëve tha se javën e ardhshme do të dalë me një plan alternativ për Breksitin, nëse e mbijeton votëbesimin e sotëm.

“Parlamenti e tha të veten, ndërsa kjo qeveri do t’i dëgjojë deputetët” tha mbrëmë ajo, pas numrimit të votave, duke ofruar bisedime ndërpartiake në mënyrë që të caktohen drejtimet e ardhshme.” deklaroi Tereza Mej-Kryeministre e Britanisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehu keqardhje për vendimin e Pralamentit Britanik kur votoi kundër marrëveshjes së breksitit të kryeministres Tereza Mej që e arriti me udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe se Brukseli tani i pret propozimet e reja të kryeministres britanike.

“Do të bëjmë ç’mos që të gjejmë zgjidhje të përshatshme, por jemi të përgatitur edhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh.” –shprehet Angela Merkel – Kancelare e Gjermanisë.

Sipas analistëve politikë në Londër, Kryeministrja Tereza Mej është e vetëdijshme për sfidën dhe pret, nëse votëbesimin e sotëm e tejkalon që nesër duhet të fillojë serinë e takimeve me deputetë të “shquar” në Vestminster. Ata shtojnë se ajo është e gatshme t’i kthejë vijat e veta të kuqe- që do të thotë përjashtim i kërkesë së laburistëve për union doganor me BE, pa lënë hapësirë kompromisi për këtë çështje. Parlamenti britanik numëron 650 ulëse, por qeverisë i duhen 318 që të mbijetojë votëbesimin, sepse shtatë deputetët e partisë së Irlandës Shin Fejn nuk marrin pjesë në punimet e Parlamentit, katër spikerë nuk votojnë si dhe katër deputetë të tjerë të cilët i numërojnë votat. /Biljana Georgievska/