close

KRIZË DEMOKRATIKE QË PASON KRIZËN MEDIATIKE

Ordanovski: Shqetësuese mbingarkimi i tregut mediatik


Nga raporti i fundit i 2019-ta i Indeksit botëror të lirisë së medias, Maqedonia rradhitet e 95-ta nga gjithsej 180 shtete ku sipas tyre edhe pas stabilitetit në vitin 2018 , qeveria ka dështuar në ndryshimin e ligjit për mediat publike transmetuese, ne klientizimin e asj si dhe në lirinë e së njejtës.

Modeli I liberalizmit demokratik është në krizë kurse ideja e medias është kryekput liberale, në këtë rast gjithmone përforcohet fjalori I sabilitetit dhe jo ai I demokracise dhe lirisë së medias u shpreh profesoi univesitar dhe gazetari Saso Ordanovski në kuadër të një paneli diskutimi në UEJL

“Tregu mediatik ne Maqedoni është i mbingarkuar që do të thote ka më teper media sa ka fuqi ekonomike ta mbaj tregu. Meqenese ka shume media kjo domethene se mediat nuk mbietojne nga tregu por nga perfitimet e veta dhe mbijetesen e siguron në menyra të ndryshme që në parim kjo nënkupton përkrahje nga politikanet. Dhe kur kemi një treg të ngarkuar me media si ky i maqedonisë në veçanti me mediat elektorinike , shtoni dhe mediat tradicionale që shpesh jane të sulmuara nga modele false të mediave sociale, atëherë vjen deri tek kriza e biznes modelit mbi bazën e të cilit jetojnë mediat në Maqedoni.”- Sasho Ordanovski

Klientizimi dhe prezenca e politikës është shkatërruese për një media e veçanërisht një media publike e cila duhet të jetë leva levizëse e te gjitha mediave, duhet të jetë një shkollë e vërtetë u shpreh kryeredaktorja e televizionit të Maqedonisë.

Maqedonia e Veriut në të gjitha raportet ndërkombëtare është radhitur në grupin e shteteve me liri të kufizuar. Edhe kundrejt asaj qe gazetarët janë në radhët e para të ndryshimeve në shoqëri që ka detyrë përgjegjëse për të informuar në mënyrë objektive, ta refklektojë diversitetin e mendimeve dhe të bëjë thirrje për përgjegjësinë e atyre që janë në pushtet. /Artina Zeqiri/