close

KROACI: PËR SHUARJEN E ZJARRIT ANGAZHOHET EDHE USHTRIA

Zjarri që shpërtheu të shtunën pas dite në zonën bregdetare kroate, në afërsi të Shibenikut ka bërë shkrumb e hi kullosa pyje dhe kullosa në një sipërfaqe prej 900 hektarësh.

Media në Zagreb njofton se për shuarjen e tij janë angazhuar 200 zjarrfikës si dhe pjesëtarë të ushtrisë. Ndërkohë që gjendja po vëhet nën kontroll, raportohet për vetëm një të lënduar ndërkohë që dëmet materiale janë të konsiderueshme. /Agjencitë/