Serbi: Ishte operacion spastrimi
Kroacia shënon 24 vjetorin e operacionit disa ditor të koduar si ‘Shtrëngata’ kundër forcave ushtarako-policore e paramilitare serbe që shënoi edhe çlirimin e zonave të kontrolluara prej tyre. Ndërkaq, ky përvjetor nga Serbia dhe Republika Serpska përkujtohet si ditë zie kombëtare. Thuhet se deri tani në Kroaci nuk është përgjigjur askush për vrasjen apo zhdukjen e mbi 1.800 serbëve.
Në Kroaci pesë gushti shënohet si ‘Dita e fitores dhe falënderimit atdhetar’. Kryeministri Andrej Plenkoviq ka thënë se falë operacionit ushtarako-policor ‘Shtrëngata’ më pesë gusht të vitit 1995 nën rendin kushtetueso-juridik të Republikës së Kroacisë u kthye pjesa më e madhe e territoreve të pushtuara kroate që atdheut i solli liri dhe paqe. Edhe ministri kroat i Mbrojtjes, Tomo Medved tha se kjo ditë shënon mishërimin e gjithë luftës shekullore të kroatëve për pavarësi:
‘Duke shënuar përvjetorin e operacionit ‘Shtrëngata’, ne në fakt përkujtojmë të gjitha veprimet dhe operacionet e luftës për atëdhe, të gjitha fitoret tona, kujtojmë të gjitha viktimat tona.’ –shprehet ministri kroat i Mbrojtjes, Tomo Medved.
Ndërkaq, Serbia ditën e sotme, pra katër gushtin, kur nisi operacioni ‘Shtrëngata, e përkujton si ditë zie, për shkak se sikurse thuhet nga trojet e veta, nga territori i republikës së vetëshpallur të Krajinës Serbe u shpërngulën mbi 22o mijë serbë. Përtej kësaj, në prag të manifestimit të sotëm qendror të organizuar nga autoritet në Beograd, presidenti Aleksandar Vuçiq duke përmendur se sipas regjistrimit të vitit 1991 në Kroaci ‘realisht ka pasur 650.000 serbë, ndërsa sipas atij të vitit 2011 184 mijë’ pyeti të shtunën publikisht autoritet ndërkombëtare dhe ata në Zagreb se ku janë zhdukur ata 500 mijë:
‘Për ata kjo është ditë gëzimi. Për ne kjo është një ndër ditët më të hidhura të historisë modere serbe dhe ne do ta shënojmë ashtu sikurse e meriton.’ –tha Presidenti serb Aleksandër Vuçiq.
Agjncitë e lajmeve rikujtojnë se përvejtori i operacionit ‘Shtrëngata’ thaujse çdo gusht ashpërson raportet e Zagrebit dhe Beogradit për shkak se gjatë këtij operacioni ushtarako-policor, gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, forcat kroate i mundën ato ushtarako-policore serbe, me të cilat u rreshtuan edhe shumica e serbëve lokalë. /Klan Macedoni/