Arsye për këtë-menaxhimi i krizës së migrantëve
Qeveria e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq, ka vendosur që me qëllim të përballimit më të lehtë problemit të refugjatëve dhe emigrantëve, si dhe kontrollimit më të mirë të vijës kufitare, të rikthejë përkohësisht në punë rreth dy mijë policë të cilët aktualisht janë në pension.
Kusht për angazhimin e tyre është që të jenë edhe më tej në formë kulminante psiko-fizike. Sipas propozimit që duhet të jetë në diskutim publik, Ministria e Punëve të Brendshme ka të drejtë të rris numrin e policëve për dhjetë për qind. Duke marrë parasysh se aktualisht ka të angazhuar rreth 18.30 nëpunës policorë, rezulton se mund të aktivizojë edhe 1.830 të tjerë nga formacioni rezerve.
E përditshmja Jutarnji list e Zagrebit shkruan se kjo është hera e pare që nga përfundimi i Luftës që Ministria e Brendshme të mendojë për riaktivizim të policëve në pension. Ndër arsyet për këtë hap përmendet presioni nga refugjatët dhe emigrantët, rreziku nga terrorizmi, por edhe fatkeqësitë natyrore dhe fakti se vitin e ardhshëm Kroacia do të drejtojë Këshillin e Bashkimit Evropian, ndaj organizimi i mbledhjeve, konferencave, kërkon edhe sigurimim e pjesëmarrësve të tyre. /Klan Macedonia/