close

KROACIA TRONDITET NGA NJË VRASJE E GJASHTËFISHTË

Dorasi vetëvritet


Kroacia është tronditur pas një krimi që nuk mbahet mend ku një person vrau gjashtë persona, mes të cilëve 3 gra, dy burra dhe një fëmijë 10 vjecar. Kishte shpëtuar vetëm një foshnje. Dorasi ishte arratisur, por kur policia e kishte rrethuar, ai është vetëvra.

Policia në Zagreb konfirmoi sot se vrasësi i dyshuar i gjashtë personave në vendbanimin Kajzerica të kryeqytetit kroat, Igor Nagj ka kryer vetëvrasje. Gjashtë trupat e pajetë u gjetën të enjten mbrëma në një shtëpi familjare në Zagreb, pasi policia u alarmua për të shtëna me armë.

Mediat lokale raportojnë se vrasësi i dyshuar ishte ish-bashkëshorti i njërës prej viktimave. Viktimat përfshijnë dy burra, tri gra dhe një fëmijë, u tha gazetarëve shefi i policisë në Zagreb, Marko Rashiq. Vetëm një fëmijë shtatëmuajsh u mbijetoi të shtënave, njoftuan mediat. Policia e gjeti të dyshuarin të vdekur në Brezovica, lagje e Zagrebit. /Klan Macedoni/