Kryeministri grek Aleksis Tsipras më dy prill do të qëndrojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, vizitë e parë zyrtare e një kryeministri nga Athina, pas kapërcimin të kontestit prej një çerekshekulli lidhur me emrin e Maqedonisë. Parashikohet që ai dhe homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev, si dhe delegacionet e të dyja vendeve të kenë takime dypalëshe që do të pasohen me një mbledhje të përbashkët ndërqeveritare.
Kryeministri Tsipras do të takohet edhe me kryeparlamentarin e RMV-së, Talat Xhaferi dhe pas konferencës së përbashkët të shtypit, kryeministrat e dy vendeve fqinje do të hapin një forum të biznesit. Mediat greke njoftuan se Kryeministri grek Cipras në Shkup do të shoqërohet nga 70 biznesmenë.
Maqedonia dhe Greqia firmosën më 17 qershor të vitit të kaluar Marrëveshjen e Prespës lidhur me emrin se me çka Athina zyrtare zhbllokoi procesin e integrimit euroatlantik të vendit fqinj, kurse kryeministrat Zoran Zaev e Aleksis Tsipras, janë edhe zyrtarisht kandidatë për çmimin Nobel. /Klan Maqedoni/