close

KRYEMINISTRI JOHNSON SHKAKTON REVOLTË NË BRITANI

Fillimisht probleme në Skoci, pastaj në Uells dhe Irlandën e Veriut. Kritikat për kryeministrin e ri britanik Boris Johnson nuk reshtin. Irlanda e Veriut madje provon kryengritjen – për shkak të planeve të Johnsonit. Në të njëjtën kohë, kryeministri britanik premtoi të përmirësojë situatën e bujqve e fermerëve pas largimit nga BE. Por në Uells këtë nuk ia besoi askush. /Agjencitë/