Zaev: Nuk përzihem në jetën e tij private
Deputeti Pavle Bogoevski nuk dëshiron të flas, në vend të tij foli kryeministri edhe pse ende nuk e ka takuar. Tha që nuk i intereson se çfarë bëjnë funksionarët në jetën private, derisa kjo nuk u reflektohet në punën e tyre.
“Atë që një person i caktuar e bën në jetën private e që nuk reflektohet gjatë kryerjes së punës së tij publike, për mua është e drejtë e tij personale se si ai sillet. Edhe partia ime e kumtoi të njëjtën, ajo është e drejta e tij personale për përgjegjësinë e tij etike dhe sjelljen e tij. Puna e tij në Kuvend është e suksesshme, është një ndër deputetet më aktiv, merr pjesë në komisione, nuk ka pasur asnjë efekt në punën e tij, dhe mbetet vetëm sjellja e tij… Çfarëdo vendimi ai të merr unë do ta respektojë.”-tha Kryeministri Zoran Zaev.
Kryeministri potencoi faktin se Bogoevski vet u paraqit në polici, me qëllim që të tregoj se është i barabartë me të gjithë qytetarët.
As partneri i koalicionit, Ali Ahmeti, nuk dëshiron të merret me këtë rast
“Unë nuk jam në rrjedhë, pikërisht këtu kërkohet ai vetingu… Këtë punë duhet ta kryen hetuesit, prokurorët e unë nuk jam as hetues e as prokuror dhe nuk e di se sa ka të vërtetë në këtë çështje.”- deklaroi Ali Ameti, Kryetar i BDI-së.
E pasi i lanë miell mbrëmë, edhe sot nga VMRO DPMNE sollën substancë të bardhë para Kuvendit, por për dallim nga mbrëmë, sot ishte detergjent për larjen e rrobave.
“Ne nuk duam që i zgjedhur i popullit të sjell vendime me vetëdije të mjegulluar. Nuk duam që të shqetësohet kur “nuk do tia rregullojnë mirë” ajo gjysma që e porositë. Mbrëmë të lamë miell të bardhë por nga ana jote nuk morëm falënderim… Na fal nëse e kemi gabuar të bardhën. Sot përsëri të bardhë, detergjent për larjen e rrobave, por nuk ka garanci se e lan edhe vetëdijen.”–shprehet SergejPopov, VMRO DPMNE.
Opozita po kërkon dorëheqjen e Bogoevskit që nga dita kur u publikua përgjimi nga një person i panjohur në rrjetet sociale ruse, por shumica nuk dëshiron ta jep. Pasi u publikua përgjimi, Bogoevski u prononcua vetëm një herë për media, kurse është heshtur edhe LSDM-ja, e cila nuk ka thirrur pres konferencë që nga ajo ditë. /Furkan Saliu/