Sharec: Hëpërhë s’ka klimë për zgjerimin e BE-së
Kryeministri i Sllovenisë, Marjan Sharec, ka deklaruar se në Bashkimin Evropian aktualisht nuk ka klimë për zgjerim, por se vendi i tij këmbëngul që për këtë çështje të bisedohet. Këto komente Sharec i ka bërë gjatë një vizite në Beograd me ç’rast është ratifikuar edhe një marrëveshje për punësim të punëtorëve nga Serbia në Slloveni.
Dy republikat ish-jugosllave, Serbia e Sllovenia, nuk kanë çështje të hapura, – u tha në takimin e kryemnistrit slloven Marjan Sharec me homologen e tij serbe Ana Bërnabiq, dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Si dëshmi për këtë u përmend se shkëmbimi i mallrave arrin në rreth dy miliardë euro. Sharec me këtë rast ka ritheksuar angazhimin e vendit të tij për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, e vetëdijshme se në këtë rrafsh ka edhe çështje të hapura:
Momentealisht nuk ka klimë për zgjerimin e Bashkimit Evropian, megjithëse Sllovenia angazhohet që për këtë të bisedohet,’ –deklaroi Sharec në një konferencë të përbashkët shtypi me homologen e tij serbe, Ana Bërnabiq duke riafirmuar pozicionin slloven pro zgjerimit të familjes evropiane.
Me këtë rast të dyja palët kanë kritikuar vendosjen e tarifave doganore nga qeveria e Kosovës për mallrat serbe.
Sharec e Bërnabiq, po ashtu kanë firmosur një marrëveshje që mundëson angazhimin e punëtorëve nga Serbia në Slloveni. Kjo e fundit, sipas kryeministrit të saj, ka nevojë për krahë pune, ndaj edhe marrëveshja hy në fuqi që më një shtator. /Klan Macedoni/