close

KRYEPARLAMENTARI XHAFERI TAKOHET ME HOMOLOGUN LI XHANSHU

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, Kryeparlamentari Talat Xhaferi, i shoqëruar nga delegacioni parlamentar i Maqedonisë së Veriut, në Pekin u takuan me Kryetarin e Kuvendit Popullor të Kinës, Li Xhanshu. Duke nënvizuar se të dy shtetet nuk kanë çështje të hapura dhe marrëdhëniet janë tradicionalisht miqësore, theksoi se në kuadër të Nismës brezi dhe rruga, ekzistojnë shumë mundësi për bashkëpunim në fushë të ndryshme. Prosperiteti ekonomik është i mundur vetëm në kushte të stabilitetit, barazisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, theksoi Kryetari i Kuvendit Popullor të Kinës.

Gjatë takimit-siç njoftohet në komunikatën e press-qendrës së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, u bë fjalë dhe për objektet infrastrukturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilat i ndërtojnë kompanitë kineze dhe në përgjithësi për potencialin e Procesit të bashkëpunimit 17+1, si rëndësi e jashtëzakonshme për projekte reale dhe të konkretizuara që do të sjellin rritje ekonomike. U përshëndet edhe themelimi i Qendrës Koordinuese Kulturore në Bibliotekën Popullore Universitare “Shën Klementi i Ohrit” në Shkup, që ka për qëllim përforcimin dhe ndarjen e njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet Kinës dhe vendeve anëtare të Evropës Qendrore dhe Lindore. /Klan Maqedoni/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!