close

KRYESIMI ME BE-në: PRIORITETET E FINLANDËS

Pas Rumanisë, Kryesimin me BE-në, para dy javësh e ka marrë Finalnda, vendi i cili angazhohet që Maqedonia e Veriut të merr dritën jeshile për negociatat aderuese në tetor, por edhe të vazhdojë me reformat. Ambasadorët e disa vendeve evropiane në Shkup diskutuan për perspektivat e Ballkanit Perëndimor.

Më 1 korrik Rumania ia dorëzoi kryesimin me BE-në Finlandës. Temat që do të dominojnë në agjendën evropiane të Helsinkit janë ndryshimet klimatike, institucione stabile evropiane dhe zgjerimi i BE-së.

“Ministri ynë i Jashtëm para do kohe deklaroi në një nga mediat më të mëdha të Finlandës se për ne është në interes zgjerimi i BE-së, duke shtuar se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë gjeografikisht afër por janë në zemër të Evropës.”-deklaroi Ambasadori i Finlandës Kimo Lahdervita.

Në pyetjen se nëse vendi në tetor nuk merr datën e negociatave, Zv/Kryeministri Bujar Osmani nuk përjashton desatbilizime, duke marrë parasysh krizat në rajon.

“Unë dua të ndaj me ju krizën politike në Shqipëri që ka potencial të institucionalizohet. Relacioni Prishtinë-Beograd si një nga problemet më komplekse të rajonit, kurse zgjidhja do të ishte benefit për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë, por pa dyshim do të ketë efekt pozitiv në rajon. Pritjet tona janë të qarta. Maqedonia e Veriut do ta përfundojë pjesën e parë të maratonës në Tetor” –shprehet Bujar Osmani Zv/Kryeministër për Çështje Evropiane.

Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar rikujtoi se reformat që kërkohen nga BE-ja janë të rëndësishme për përparimin e kualitetit jetësor në vend.

“Nuk bëhet fjalë për hyrje në BE, por për hurje të BE-së në vend. Koha e ndryshimeve me Kryesimin e Këshillit të Evropës është kohë të shikojmë përpara. Ne shpresojmë për marrjen e datës së negociatave në Tetor, por kërkohet që të vazhdoni edhe me reformat, më së shumti në pjesën e sundimit të së drejtës dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit” -tha Samuel Zhbogar-Abasador io BE-së.

Si vend kryesues me BE-në, Finlanda do të jetë e obliguar të udhëheqë grupe të punës por edhe të bashkëpunojë me Komisionin dhe Parlamentin Evropian. Në agjendën e Helsinkit janë cështjet sociale, ekonomike dhe qëndrueshmëria ekologjike në Evropë, por edhe ndryshimet klimatike që prekin gjithë planetin. Më 1 Janar 2020 me BE-në do të udhëheq Kroacia. /Verica Dimitrijevska/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!