close
Top LajmeVendi

KRYHET ME SUKSES TRANSPLANTIMI I KATËRT I ZEMRËS NË RMV

F608F1A2-2B39-4354-88C1-DC9320CE5B1E

DONATORE NJË 44 VJEÇARE – FAMILJA E SAJ DHUROI ORGANET


Në Maqedoninë e Veriut është kryer transplantimi I katërt I zemrës. Në orët e hershme të mëngjesit, zemra e një paciente 44-vjeçare, familja e së cilës I ka dhuruar organet, ka filluar sërish të rrahë – ka njoftuar përmes Facebookut Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe

“Ditët e ardhshme janë kritike, të shpresojmë se trupi do ta pranojë organin e ri. Një pacient që disa vite vuan nga një sëmundje e rëndë kardiovaskulare, fitoi shansin për jetë të re” – shkruan Ministri Filipçe.

Gjatë 24 orëve të fundit rreth 100 mjekë, infermiere dhe personel tjetër shëndetësor nga klinikat shtetërore Kardiokirurgjia, Kardiologjia, Urologjia, Nefrologjia, Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit, Radiologjisë, dhe një ekip mjekësor nga Klinika Zhan Mitrev, kanë punuar për të marrë zemrën nga një donatore e vdekur, së cilës I ishte diagnostifikuar  vdekje truri.

Brenda një viti, në Maqedoninë e Veriut janë kryer katër transplantime, që sipas autoriteteve, paraqet sukses të jashtëzakonshëm për shëndetësinë në vend. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia