close

KSHPK: FIRMA E USEINIT NUK GUXON TË KONKURROJË NË TENDER

Komisioni për parandalimin e korrupsionit me anë të një komunikate ka njoftuar se Firma e këshilltarit në Komunën e Ohrit, Nefi Useini nuk guxon të merr pjesë në tenderin për rrënimin e ndërtimeve të egra në Ohër. Nga Antikorrupsioni citojnë Nenin 51 të Ligjit për parandalimin e Korrupsionit dhe konfliktit të interesave.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit vlerëson se është e nevojshme t`i paraqesë kufizimet që kanë të bëjnë me personat zyrtar në bashkëpunim me ata juridik, që janë në pronësi të tyre ose të afërmve, me qëllim të parandalimit të konfliktit të interesave nëse nuk respektohen këto kufizime. Antikorrupsioni citon Nenin 51 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave.

“Firma që është pronë e personit Nefi Useini, ose pronë e të afërmve të tij, nuk mund të vendos marrëdhënie afariste me Komunën e Ohrit, ku personi i njëjtë është anëtar i Këshillit. Nëse personi zyrtar vepron në kundërshtim me këtë nen, ndaj marrëveshjes së arritur zbatohen rregulloret për shfuqizimin e marrëveshjes sipas Ligjit për marrëdhënie obligative.”- theksojnë nga Antikorrupsion.

Huseini para disa ditësh ka bërë hapjen e një lokali, një pjesë e së cilës është ndërtim i egër, dhe në hapje mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Merko përmes një video-mesazhi ka theksuar se nuk sheh gjë të keqe në këtë në këtë çështje, pasi siç thotë, ka shkuar tek miku dhe bashkëpartiaku i tij. Ai qytetarëve u ka dërguar mesazh që të mos shqetësohen për Ohrin.

“Objekti flloi të ndërtohet dhe flitet për të para një viti…Ku janë autoritetet lokale dhe shtetërore? Do të thotë se pasi nuk është ndaluar, objekti është legal.” – deklaroi Ramiz Merko Kryetar i Komunës së Strugës.

Ndryshe në mesin e dy kompanive që kanë dorëzuar oferta për zgjedhjen e firmës që do t’i rrënojë ndërtimet e egra në Ohër është edhe firma e këshilltarit Nefi Useini, pronar i objektit për të cilin pretendohet se është ndërtim pa leje e që ngriti reagime të mëdha në opinion. /Klan Macedoni/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!