close
Top LajmeVendi

KSHZ: NË GARË PENDAROVSKI, SILJANOVSKA DHE REKA

kshz

Vetëm tre nga nëntë kandidatët do të hyjnë në garën për President të vendit në zgjedhjet e 21 Prillit. KSHZ-ja ka konfirmuar se Gordana Siljanovska – Davkova, Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka në afatin e paraparë kanë grumbulluar 10 mijë nënshkrimet e nevojshme.

Siç njoftojnë nga KSHZ-ja tre kandidatët presidencial Gordana Siljanovska Davkova që mbështetet nga VMRO-DPMNE-ja, Stevo Pendarovski nga shumica qeverisëse dhe Blerim Reka nga ASH-ja dhe Besa kanë arritur të grumbullojnë mbi dhjetë mijë nënshkrime, kurse Siljanovska dhe Pendarovski kanë mbështetjen edhe të 30 deputetëve.

Është duke vazhduar kontrolli publik në listën zgjedhore. Nga KSHZ-ja thonë se ka mbetur edhe pak kohë deri më 14 mars në orën 24:00.

Kandidatët për president të vendit gati për çdo ditë janë në takime me qytetarët dhe dërgojnë mesazhe që lidhen me zgjedhjet. Pengesa ligjore nuk ekzistojnë për shkak se zyrtarisht ata nuk janë kandidatë derisa nuk paraqiten në KSHZ.

Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski kohë më parë theksoi se deri në termimin e fillimit të fushatës zgjedhore më 1 Prill, të gjitha aktivitetet e kandidatëve vlerësohen si takime partiake, e jo si fillim zyrtar të fushatës parazgjedhore. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia